Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që…

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që…

Pikat kryesore

  • Këshilli i Ministrave, ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë pa vizë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027.
  • Vendimi vlen si për ata që do të hyjnë në vend, ashtu edhe për ukrainasit që ndodhen aktualisht në Shqipëri.
  • Me këtë vendim shfuqizohet akti i mëparshëm i vitit 2022, duke zgjatur afatin e qëndrimit.

Këshilli i Ministrave, ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë pa vizë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027. Vendimi vlen si për ata që do të hyjnë në vend, ashtu edhe për ukrainasit që ndodhen aktualisht në Shqipëri. Me këtë vendim shfuqizohet akti i mëparshëm i vitit 2022, duke zgjatur afatin e qëndrimit. Me këtë vendim shfuqizohet akti i mëparshëm i vitit 2022, duke zgjatur afatin e qëndrimit. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES E TË QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave 1. Shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027. 2. Shtetasit e Ukrainës, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë, lejohen të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027. 3. Vendimi nr.169, datë 18.3.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet. 4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lini një Përgjigje