Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Pikat kryesore

  • Një punëtor ka humbur jetën sot në një gurore në zonën e Dajtit pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës.
  • Ngjarja ndodhi teksa mjeti i punës po lëvizte mbrapsht në ambientet e subjektit.
  • Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, personin me inicialet I.

Një punëtor ka humbur jetën sot në një gurore në zonën e Dajtit pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës. Ngjarja ndodhi teksa mjeti i punës po lëvizte mbrapsht në ambientet e subjektit. Si pasojë e përplasjes, 43-vjeçari me inicialet A. Xh. humbi jetën. Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, personin me inicialet I. Ç., 56 vjeç. Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit në vendin e punës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”

Lini një Përgjigje