Pikat kryesore
- Partia Socialiste ka larguar deputeten, tashmë të pavarur, Marjana Koçeku nga delegacioni shqiptar në Komitetin e Stabilizimin Asocimit.
- Kujtojmë se Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, njoftoi më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.
- Ditën e parë në parlament e nisi me një foto, ajo si deputetja më e re dhe Sali Berisha si deputeti më i vjetër, dhe një lutje ndaj Zotit, që të mos linte emrin e skalitur për keq në historinë e Shqipërisë.
Partia Socialiste ka larguar deputeten, tashmë të pavarur, Marjana Koçeku nga delegacioni shqiptar në Komitetin e Stabilizimin Asocimit. Vendi i saj do të zëvendësohet nga Erion Malaj. Kujtojmë se Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, njoftoi më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur. Ajo u pikas nga PS, si një prurje e veçantë për shkak se si e re e diplomuar në Europë, kishte vendosur të punonte e jetonte në Koman, në bujtinën e familjes së saj, ndërsa gjatë fushatës tregonte jetën në fshat duke mjelë dhi, mbledhur perime dhe bërë xhiro me kajak në liqen. Ditën e parë në parlament e nisi me një foto, ajo si deputetja më e re dhe Sali Berisha si deputeti më i vjetër, dhe një lutje ndaj Zotit, që të mos linte emrin e skalitur për keq në historinë e Shqipërisë. Në aktivitetin e saj 10-mujor në parlament, fjalimet e saj janë të pakta dhe të vakëta. Si përfaqësuese e malësorëve, ajo nuk ka folur asnjëherë as për Thethin, as për Rrjollin. Kurse rebelizmi i vetëm që ka treguar, është ai ndaj gjuhës shqipe. Refuzimi për të folur zyrtarisht, por vetëm gegërisht. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ismaili: Largimi i Koçekut vendimmarrje personale, secili mban përgjegjësi për qëndrimet e veta! “Protesta për Zvërnecin, politike”/ Çakërri: Largimi i Koçekut? Duhet të linte mandatin, deputete e bëri PS Koçeku, asnjë kallëzim për kërcënimet/ Deputetja akuzoi Bajrat se i kishin kërcënuar familjen