Pikat kryesore
- Kryesocialisti Rama, gjatë një takimi në Durrës, tha se PS mbetet forca që sipas tij ka rikthyer Shqipërinë drejt së ardhmes dhe transformimit europian.
- Rama tha se vendi ka kaluar nga një periudhë e vështirë dhe ka arritur të rindërtojë rendin dhe besimin tek e ardhmja.
- Kryeministri u shpreh se PS-ja është “një oqean që e ngre dallgën çdo herë e më lart”, dhe paralajmëroi gjithashtu se pas disa ditësh do të japë detaje nga takimi që do të zhvillojë me kancelaren e Gjermanisë.
Kryesocialisti Rama, gjatë një takimi në Durrës, tha se PS mbetet forca që sipas tij ka rikthyer Shqipërinë drejt së ardhmes dhe transformimit europian. Rama tha se vendi ka kaluar nga një periudhë e vështirë dhe ka arritur të rindërtojë rendin dhe besimin tek e ardhmja. Kryeministri u shpreh se PS-ja është “një oqean që e ngre dallgën çdo herë e më lart”, dhe paralajmëroi gjithashtu se pas disa ditësh do të japë detaje nga takimi që do të zhvillojë me kancelaren e Gjermanisë. “Si mund të krahasohet Shqipëria e armatosur në marrëzinë e verbërisë së shkaktuar nga mashtrimi më i madh në historinë e Europës me Shqipërinë e mëpasshme, e cila nuk mund të ishte pa 1001 gropa, por ishte një Shqipëri që u riangazhua me të ardhmen dhe bëri për të rivendosur rregull në tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe ishte bërë humnerë. Këto raporte të PS-së me të shkuarën, me interesin shqiptar, me botën vetë, janë raporte thelbësore që janë të shkruara në ADN dhe duhet të kujdesemi të mbeten në vëmendje. Ata që flasin për ne s’e kanë idenë se çfarë flasin, ata që përgatiten për t’u përballur me ne as nuk e kanë idenë. PS është një oqean që e ngre dallgën çdo herë e më lart, sepse PS është e vetëdijshme për sfidën që ka dhe për malin që duhet të ngjisë. Këtë sfidë dhe këtë mal për t’u ngjitur nuk e delegon dot njeri. PS do e bëjë Shqipërinë Europë. Pas disa ditësh do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë. Sot ne përfaqësojmë Shqipërinë me forcën e transformimit dhe imazhin e transformuar.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protestat në Bolivi, presidenti përgjysmon rrogën e tij dhe të ministrave “PS mbështeti misionin e UÇK-së”/ Rama-opozitës: Furnizuan me naftë makinerinë e spastrimit etnik të Millosheviçit “Në krye të opozitës një mbetje e komunizmit”/ Rama: Në ADN-në e PS është mbrojtja e interesit kombëtar