Pikat kryesore
- Sipas tij, policia i ka hequr këpucët nga shkallët e Kryeministrisë sepse në institucion pritet të mbërrijnë eurodeputetët.
- “Policia hoqi këpucët nga shkallët sepse do të vijnë eurodeputetët në Kryeministri.
- Ne kishim një vajzë me vete, aktiviste që u lëndua pas rrëshqiti nga dhuna e policisë.
Pas incidentit të regjistruar përpara Kryeministrisë, një protestues ka reaguar lidhur me përplasjen mes policisë dhe një protestueseje, si edhe për largimin nga shkallët e institucionit të këpucëve, simbol i shpopullimit dhe ikjes së të rinjve në emigrim. Sipas tij, policia i ka hequr këpucët nga shkallët e Kryeministrisë sepse në institucion pritet të mbërrijnë eurodeputetët. “Policia hoqi këpucët nga shkallët sepse do të vijnë eurodeputetët në Kryeministri. Ne kishim një vajzë me vete, aktiviste që u lëndua pas rrëshqiti nga dhuna e policisë. Policia ndalonte rrugën pa pasur një efektive femër në kordonin e tyre policor. Këto janë provokime, por ne do të përgjigjemi me paqe edhe në tubimin që do të mbahet në darkë.