Pikat kryesore
- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara Parlamentit kanë vazhduar, duke sjellë lëndimin e tre efektivëve, të cilët u goditën me sende të forta.
- Njëri prej policëve u qëllua në kokë me gur, teksa ishte në krye të detyrës për ruajtjen e rendit së bashku me kolegët e tij.
- Burime bëjnë me dije se efektivët e plagosur janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 8 persona janë shoqëruar në komisariat.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara Parlamentit kanë vazhduar, duke sjellë lëndimin e tre efektivëve, të cilët u goditën me sende të forta. Njëri prej policëve u qëllua në kokë me gur, teksa ishte në krye të detyrës për ruajtjen e rendit së bashku me kolegët e tij. Burime bëjnë me dije se efektivët e plagosur janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 8 persona janë shoqëruar në komisariat. Ndërkohë, policia ka përdorur disa herë me radhë spraj lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.