Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama në podcasttin ‘Flasim’ tha se një ekip po dëgjon gjithçka që po bëhet te protesta në bulevard.
- Kreu i qeverisë shtoi se në atë protestë ka dy lloje kategorish: ata që kanë halle reale dhe pjesa tjetër janë zemërakët.
Kryeministri Edi Rama në podcasttin ‘Flasim’ tha se një ekip po dëgjon gjithçka që po bëhet te protesta në bulevard. Kreu i qeverisë shtoi se në atë protestë ka dy lloje kategorish: ata që kanë halle reale dhe pjesa tjetër janë zemërakët. “Unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”, tha Rama.