Pikat kryesore
- Polemisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushin në RTSH1 se përplasja e sotme në Kuvend tregon inercinë në rënie të opozitës.
- Megjithatë, sipas Meçes pritej që opozita të ishte më agresive në Kuvend ashtu siç ndodhi në një nga seancat e mëparshme.
- Sipas tij, opozita do t’i rikthehet normalitetit pas protestës që do të zhvillojë më 24 janar.
Polemisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushin në RTSH1 se përplasja e sotme në Kuvend tregon inercinë në rënie të opozitës. Megjithatë, sipas Meçes pritej që opozita të ishte më agresive në Kuvend ashtu siç ndodhi në një nga seancat e mëparshme. Sipas tij, opozita do t’i rikthehet normalitetit pas protestës që do të zhvillojë më 24 janar. Ai shtoi se goditja e parë dhe e pritshme ishte letra e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Edi Rama ku ftonte Shqipërinë të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës. “Ngjarja e sotme ishte inercia në rënie e dukshme e aksionit opozitar. Nuk është kjo opozita. Kjo është një opozitë në rënie, një opozitë e sfumuar tashmë e cila deri më datë 24 do të vazhdojë aksionin e kësaj natyre por të qeta. Kjo ishte e qetë. Nuk ishte kjo protesta. Protesta e tyre do të ishte kapërcimi i gardhit, zënia me opozitën e kini parasysh. Para 10 ditësh ishin në vigjilje të një proteste që do të bënin dhe përgjithësisht strategjia e Berishës është dy, pesë ditë para protestës, të parët që e nxehën situatën. Jemi në kushtet kur opozita përfundimisht pas 24-tës do t’i kthehet normalitetit sepse nuk ka rrugë tjetër më. Goditja e parë dhe e pritshme ishte letra e presidentit Trump”, u shpreh Meçe.