Pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën…

Pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën…

Pikat kryesore

  • Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh me rëndësi.
  • Sipas rendit të ditës, Kuvendi do të zgjedhë 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
  • Nga 5 anëtarët, 3 emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa 2 emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri.

Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh me rëndësi. Sipas rendit të ditës, Kuvendi do të zgjedhë 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Nga 5 anëtarët, 3 emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa 2 emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri. 3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve që i paraqitën në Kuvend, janë: ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama mes aplikimeve që shkuan në qeveri janë: Ndërkohë mësohet gjithashtu se seanca do të nisë me një interpelancë të Agron Shehajt me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe do të vijojë me disa ligje të mbartura nga seanca e shkuar, si ligji për Shërbimin e Jashtëm dhe disa iniciativa të opozitës. Po ashtu në diskutim pritet të jenë edhe 6 projektligje të paraqitura nga opozita, të cilat me shumë mundësi pritet të rrëzohen, ndërsa në fund do të miratohet edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t.

Lini një Përgjigje