Pikat kryesore
- Para pak minutash, ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS-së, edhe me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar.
- Në mbledhjen e grupit, kryeministri Edi Rama, mësohet se u ka kërkuar vijimin me intensitet të kontakteve me njerëzit në bazë dhe qytetarët, sa i takon procesit të integrimit në BE të vendit.
- Rama kërkoi vijimin intensiv të takimeve dhe përcjelljen e mesazheve për integrimin edhe në mediat sociale.
Para pak minutash, ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS-së, edhe me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar. Në mbledhjen e grupit, kryeministri Edi Rama, mësohet se u ka kërkuar vijimin me intensitet të kontakteve me njerëzit në bazë dhe qytetarët, sa i takon procesit të integrimit në BE të vendit. Rama kërkoi vijimin intensiv të takimeve dhe përcjelljen e mesazheve për integrimin edhe në mediat sociale. Fokus kryesor tek ato çështje që lidhen direkt me sfidat e integrimit, një prej tyre edhe siguria ushqimore. “Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin” , ka thënë mes të tjerash kreu i mazhorancës socialiste dhe i ekzekutivit. Në fjalën e tij, mësohet se Rama u ndal edhe në rienergjizimim e anëtarësisë së PS.