Princi Laurent i Belgjikës, vëllai i Mbretit Philippe, ka bërë një zbulim të rëndësishëm duke pranuar se 25-vjeçari Clement Vandenkerckhove është djali i tij biologjik, rezultat i një marrëdhënieje jashtë martese. Ky njoftim vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh që kanë zgjatur për më shumë se dy dekada. Clement është fëmija i tij me modelen, aktoren dhe këngëtaren Wendy Van Waden. Në deklaratën e tij, Princi Laurent ka theksuar: "Me këtë njoftim, pranoj se jam babai biologjik i Clement Vandenkerckhove." Kjo pranim ka sjellë një vëmendje të madhe ndaj jetës private të anëtarëve të oborrit mbretëror belg.
Princi Laurent i Belgjikës pranon djalin e tij biologjik pas 25 vitesh