Presidentja Vjosa Osmani ka qenë sot nikoqire e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Ata folën për procesin e zgjedhjeve të parakohshme si dhe për hapat drejt finalizimit të iniciativës së presidentes për marrëveshjet strategjike me Mbretërinë e Bashkuar.
“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike.