Pikat kryesore
- Ai ka theksuar se ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht.
- “Dhe mendoj se ka ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht me këtë çështje.
- Ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe për ne,” shtoi Radev.
string(113) “presidenti-bullgar-paralajmeron-be-ne-serbia-po-synon-territore-nga-kosova-bosnja-kroacia-mali-i-zi-dhe-maqedonia” Presidenti bullgar paralajmëron BE-në: Serbia po synon territore nga Kosova, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka tërhequr vërejtjen BE-së lidhur me projektin ‘Bota Serbe’, duke vlerësuar se ky është një emërtim i ri i projektit ‘Serbia e Madhe’. Ai ka theksuar se ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht. “Si e dini, Ballkani Perëndimor është një pikë kritike për sigurinë dhe gjithë vëmendja e Bashkimit Evropian është e përqendruar atje,” tha presidenti Rumen Radev në një pyetje nga agjencia bullgare, BGNES , për paralajmërimet e Bashkimit Evropian mbi rrezikun nga projekti “Bota Serbe” dhe si ky projekt i Beogradit ndikon në sigurinë e Ballkanit Perëndimor. “Dhe mendoj se ka ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht me këtë çështje. Ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe për ne,” shtoi Radev. “Bota Serbe është emërtimi i ri i projektit ‘Serbia e Madhe’. Ai ka për qëllim të kontrollojë shtetet fqinje, përfshirë edhe përmes bashkimit me Serbinë të territoreve nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Instrumenti kryesor për realizimin e tij është Kisha Ortodokse Serbe”, ka nënvizuar presidenti bullgar, Radev. Plagosja dhe rrëmbimi i shtetasit kosovar nga xhandarmëria serbe, Kosova e akuzon Serbinë për cenim të integritetit territorial Salihu nga GAP: LVV-ja i ka mobilizuar strukturat në Prishtinë t’i bindin ato të PDK-së për ta votuar Çekun Presidenti bullgar paralajmëron BE-në: Serbia po synon territore nga Kosova, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia Marta Kos: Shqipëria, një nxënëse e dalluar Trump mbështet Cuomon, paralajmëron të shkurtojë fondet për qytetin e New Yorkut nëse Mamdani fiton garën Deklarata e Kurtit për buxhetin e komunave, Behrami: Logjikë e viteve ’90-ta