Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

Pikat kryesore

  • Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se projektin e “Botës serbe”, institucionet evropiane duhet ta marrin seriozisht.
  • Në një prononcim për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, ai ka thënë se kjo çështje është jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për vendin e tij.
  • “Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë çështje shumë më seriozisht.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se projektin e “Botës serbe”, institucionet evropiane duhet ta marrin seriozisht. Në një prononcim për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, ai ka thënë se kjo çështje është jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për vendin e tij. “Ballkani Perëndimor është një pikë kritike për sigurinë dhe e gjithë vëmendja e Bashkimit Evropian është përqendruar atje”, tha presidenti bullgar Radev në lidhje me paralajmërimet e BE-së për rreziqet që paraqet projekti “Bota serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në Ballkanin Perëndimor. “Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë çështje shumë më seriozisht. Është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për ne”, shtoi Radev. BGNES shkruan se “Bota serbe” është emri i ri për projektin “Serbia e madhe” dhe se qëllimi i tij është të vendosë kontroll mbi vendet fqinje, duke përfshirë edhe përmes përfshirjes në Serbi të territoreve nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 11/01/2025 15:02 Kurti bën homazhe te varri i Zahir Pajazitit 11/01/2025 14:54 Raportohet se është përfshirë nga zjarri restoranti i deputetit të VV-së, Halil Thaçi 11/01/2025 14:47 Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

Lini një Përgjigje