Presidenti Begaj shpall në New York: Multilateralizmi, themeli i sigurisë dhe paqes…

Presidenti Begaj shpall në New York: Multilateralizmi, themeli i sigurisë dhe paqes…

string(82) "presidenti-begaj-ne-new-york-multilateralizmi-themeli-i-sigurise-dhe-paqes-globale" Presidenti Begaj në New York: Multilateralizmi, themeli i sigurisë dhe paqes globale Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”, i zhvilluar në Harvard Club, New York. Ky forum mblodhi së bashku krerë shtetesh e qeverish, personalitete botërore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi temën “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rrugët drejt Paqes”. Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi se njerëzimi ndodhet në një udhëkryq dhe se zgjedhja e vetme është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend më të drejtë dhe paqësor. “Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia e zërit tonë në çështjet botërore,” deklaroi ai, duke vënë në dukje rëndësinë e institucioneve të forta dhe gjithëpërfshirëse. Duke iu referuar luftës në Ukrainë, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensioneve të tjera ndërkombëtare, Presidenti Begaj nënvizoi se këto janë dëshmi të kostos që paguan bota kur multilateralizmi dobësohet. Ai theksoi se reformat dhe ripërtëritja e institucioneve ndërkombëtare janë të domosdoshme për të përballuar mangësitë e sistemit aktual. Presidenti Begaj rikujtoi gjithashtu se përvoja pozitive e dialogut dhe e gjithëpërfshirjes ka treguar se vetëm nëpërmjet uljes në një tryezë të përbashkët të kombeve të mëdha e të vogla mund të kapërcehen sfidat globale. “Pa multilateralizëm, bota jonë do të ishte më e përçarë, më e paqëndrueshme dhe më pak e drejtë,” theksoi ai. Kreu i Shtetit rikonfirmoi vizionin e tij për institucione më gjithëpërfshirëse, më të përgjegjshme dhe më të afta për t’iu përgjigjur krizave me qëllim garantimin e një paqeje të qëndrueshme. Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Manastirliu ka mbështetjen e plotë të PS, rivalët garojnë për të humbur “Tirana ka nevojë për kryetar”, Rama: Këshilli Bashkiak i hapi rrugë zgjedhjeve të reja Presidenti Begaj në New York: Multilateralizmi, themeli i sigurisë dhe paqes globale SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain, dhe 6 zyrtarë të tjerë RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër Memaliaj/ Abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, nis hetimi për 65-vjeçarin

Lini një Përgjigje