Prenga në duelin e jetës/ Boksieri shqiptar këtë të shtunë përballë anglezit Joshua

Prenga në duelin e jetës/ Boksieri shqiptar këtë të shtunë përballë anglezit Joshua

Pikat kryesore

  • Kristian Prenga është boksieri i dytë më i mirë shqiptar në renditjen zyrtare botërore, veçse do të jetë pikërisht ai që do të luajë sfidën më të madhe në historinë e dorezave kuqezi.
  • Siç u prezantua në Arenën e Xhedës në Arabinë Saudite, luftëtari 35-vjeçar I lindur në Orosh të Mirditës do të jetë këtë të shtunë përballë ish-kampionit të botës, Entoni Xhoshua.
  • Edhe pse anglezi nuk është më në kulmin e karrierës, pasi u mund dy herë nga kampioni aktual Usik, sërish ai është emri më I shquar që një shqiptar ka pasur ndonjëherë përballë.

Është pikërisht në skenën më të madhe. Kristian Prenga është boksieri i dytë më i mirë shqiptar në renditjen zyrtare botërore, veçse do të jetë pikërisht ai që do të luajë sfidën më të madhe në historinë e dorezave kuqezi. Siç u prezantua në Arenën e Xhedës në Arabinë Saudite, luftëtari 35-vjeçar I lindur në Orosh të Mirditës do të jetë këtë të shtunë përballë ish-kampionit të botës, Entoni Xhoshua. Edhe pse anglezi nuk është më në kulmin e karrierës, pasi u mund dy herë nga kampioni aktual Usik, sërish ai është emri më I shquar që një shqiptar ka pasur ndonjëherë përballë. Prenga nuk është favorit, e nuk mund të ndodhte ndryshe, por nga 21 ndeshje si profesionist ka fituar 20, që të gjitha me KO.

Lini një Përgjigje