Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa…

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa…

Pikat kryesore

  • Prefektura e Qarkut Durrës ka paralajmëruar qytetarët për reshje të dendura shiu përgjatë 4 ditëve në vijim.
  • Në një njoftim të shpërndarë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe strukturave që të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

Prefektura e Qarkut Durrës ka paralajmëruar qytetarët për reshje të dendura shiu përgjatë 4 ditëve në vijim. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe strukturave që të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm” , njofton Prefektura Durrës. Ajo bën thirrje për marrjen e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren, raportimi i menjëhershëm për çdo problematikë që mund të lind si dhe koordinim ndërinstitucional për përballimin e çdo emergjence të mundshme.

Lini një Përgjigje