Pikat kryesore
- Porta e Alpeve është nisma më e re, e cila synon të zhvillojë turizmin dhe të krijojë lidhje direkte midis bregdetit Adriatik dhe Alpeve.
- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin “Porta e Alpeve”, një nismë që është e financuar në vlerën 50 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.
- Zv.ministri i Financave tha se financimi do të jetë me terma të butë dhe projekti, nga i cili do të përfitojnë disa bashki, parashikohet të përfundojë brenda 5 viteve.
Porta e Alpeve është nisma më e re, e cila synon të zhvillojë turizmin dhe të krijojë lidhje direkte midis bregdetit Adriatik dhe Alpeve. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin “Porta e Alpeve”, një nismë që është e financuar në vlerën 50 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe 50 milionë euro nga buxheti i shtetit. Zv.ministri i Financave tha se financimi do të jetë me terma të butë dhe projekti, nga i cili do të përfitojnë disa bashki, parashikohet të përfundojë brenda 5 viteve. Synim i projektit mbetet edhe krijimi i një korridori të integruar midis Alpeve dhe bregdetit, duke krijuar një mundësi për të pasur një sezonalitet turistik nga dimri në verë. Një element i rëndësishëm i kësaj nisme ka të bëjë edhe me investime në rrjetin e kanalizimeve dhe ujësjellësve, por edhe të gjithë atyre elementëve turistikë për menaxhimin e ndotjes urbane. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Porta e Alpeve, Rama: Synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit “Porta e Alpeve”, investime në Shkodër/ 100 milionë euro në infrastrukturë për projektin që lidh alpet me bregdetin