Pikat kryesore
- Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë dhe vihet në pranga 48-vjeçari.
- Sekuestrohen automjeti që drejtonte 48-vjeçari dhe pjesët e automjeteve.
- Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i këmbyer/shitur.
Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari NJOFTIMI I POLICISE DVKM Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen automjeti që drejtonte 48-vjeçari dhe pjesët e automjeteve. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin B. M. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i këmbyer/shitur. loading…