Policia kryen bastisje në veri, sekuestron veshje me mbishkrime nacionaliste serbe

Policia kryen bastisje në veri, sekuestron veshje me mbishkrime nacionaliste serbe Policia po zhvillon një aksion në veri, me asistimin e Doganës.

Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani, tha për Express se ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve se në një lokal në Leposaviq po shiten pije, logo, macia, thika e gjëra të tjera.

Ai tha se nuk ka ende ndonjë person të arrestuar lidhur me aksionin që po zhvillohet.

“Rreth orës 12:00 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposavicit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj.

Lidhur me rastin Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka asistu edhe Dogana ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe gjërave të tjera që janë gjetë aty është njoftu edhe Prokuroria Speciale”, tha Elshani.

“Deri tani nuk kemi persona të arrestuar dhe bastisja ende është në vazhdim.

Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të dimë se si të veprojmë tutje”.

Policia kryen bastisje në veri, sekuestron veshje me mbishkrime nacionaliste serbe Komandanti i KFOR-it në Bondsteel, informohet detajisht për operacione e aktivitete, sheh edhe armët e sistemet në dispozicion të disa njësive Tre nga viktimat e aksidentit të rëndë në Luksemburg janë kosovarë, familjarët ua publikojnë fotografitë Bislimi: Kemi kapacitete për reforma edhe më mirë se shtetet tjera…, po përballemi me probleme përtej kontrollit tonë Aksident në Dukagjin të Shqipërisë, një person transportohet me helikopter drejt spitalit

Lini një Përgjigje