Komandanti i KFOR-it në Bondsteel, informohet detajisht për operacione e aktivitete, sheh edhe armët e sistemet në dispozicion të disa njësive Gjeneralmajor Enrico Barduani, Komandant i KFOR-it, ka vizituar Kampin Bondsteel ku u takua me personel nga Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s. “I pritur nga Komandanti i RC-E, Kolonel Jonathan Lloyd, ai mori një informim të detajuar mbi operacionet e vazhdueshme dhe aktivitetet e përditshme të komandës si pjesë e misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim. Pas informimit, komandanti Barduani vizitoi një ekspozitë armësh dhe pajisjesh të organizuar nga Garda Skoceze, e dislokuar në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë të NATO-s për qëllime stërvitore. Ekspozita, siç thuhet në njoftim, ofroi një pasqyrë mbi mjetet, sistemet dhe aftësitë në dispozicion të njësive. “Duke përmbyllur vizitën e tij, Gjeneralmajor Barduani i vlerësoi të gjithë pjesëtarët për profesionalizmin, përkushtimin dhe kompetencën e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të tyre në misionin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim. KFOR-i thekson se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR përsërit si zakonisht se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë. Komandanti i KFOR-it në Bondsteel, informohet detajisht për operacione e aktivitete, sheh edhe armët e sistemet në dispozicion të disa njësive Tre nga viktimat e aksidentit të rëndë në Luksemburg janë kosovarë, familjarët ua publikojnë fotografitë Bislimi: Kemi kapacitete për reforma edhe më mirë se shtetet tjera…, po përballemi me probleme përtej kontrollit tonë Aksident në Dukagjin të Shqipërisë, një person transportohet me helikopter drejt spitalit Nis një operacion kërkim-shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, s’dihen ende detajet e rastit
Komandanti i KFOR-it në Bondsteel, informohet detajisht për operacione e aktivitete, sheh…