Policia gjen pjesë armësh dhe municioni pas shpërthimit në Vushtrri

Policia gjen pjesë armësh dhe municioni pas shpërthimit në Vushtrri

Një shpërthim është regjistruar në Vushtrri pas një zjarri që shpërtheu në një kodrinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, menjëherë pas ngjarjes, janë dërguar në vendin e incidentit njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët arritën të kontrollojnë flakët. Gjatë inspektimit të terrenit, u zbulua një gropë në të cilën u gjetën disa pjesë armësh dhe municioni. Këto përfshijnë dy karikatorë, disa këllëfë, një shufër metalike dhe lloje të ndryshme municioni. Me urdhër të prokurorit, rasti është regjistruar dhe hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe burimin e armëve të zbuluara. Raporti i Policisë thekson se shpërthimi u dëgjua pas njoftimit për zjarr, duke e bërë të domosdoshme intervenimin e shpejtë të autoriteteve.

Lini një Përgjigje