Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë

Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë

Pikat kryesore

  • Policia e Kosovës të hënën pranoi një donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane në Kosovë.
  • Qëllimi i këtij donacioni ka qenë avancimi i shërbimeve policore të ILECU-t, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve policore për një shërbim edhe më profesional e cilësor.
  • Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë stafi i lartë menaxhues i PK-së, Drejtorisë së ILECU-t si dhe stafi i Ambasadës Gjermane të cilët janë bartës të këtij projekti.

Policia e Kosovës të hënën pranoi një donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Sipas njoftimit, ky donacion përfshin disa kompjuterë, monitorë, Ipadë dhe Smart Board modern, që vijnë si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale Gjermane (BKA), e cila u realizua përmes Zyrës së Ndërlidhësit Policor Gjerman. Qëllimi i këtij donacioni ka qenë avancimi i shërbimeve policore të ILECU-t, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve policore për një shërbim edhe më profesional e cilësor. Në takimin e mbajtur në mes të drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadorit gjerman Rainer Rudolph, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi, si dhe angazhimi i përbashkët në arritjen e qëllimeve madhore për projektet të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë stafi i lartë menaxhues i PK-së, Drejtorisë së ILECU-t si dhe stafi i Ambasadës Gjermane të cilët janë bartës të këtij projekti. Policia e Kosovës shpreh falënderimin e saj për Ambasadën Gjermane në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe thekson se ky donacion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve policore të Drejtorisë së ILECU-t Përjetoni ritmin, artin dhe hijeshinë e dy qyteteve më ikonike të Spanjës — nga muzika e rrugëve Pse të investosh në CIMA GRAND COMPLEX? ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/27/2025 16:04 Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë 10/27/2025 16:00 Nxënësit do të kenë pushim vjeshtor nga 29 deri më 31 tetor 10/27/2025 15:44 Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Lini një Përgjigje