Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Pikat kryesore

  • Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur më 8 gusht 2025, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.
  • “Pas një pune hetimore intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për këtë rast.
  • Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur më 8 gusht 2025, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë. Sipas policisë, rasti kishte ndodhur rreth orës 06:20, kur viktima, gjatë ecjes në rrugë, ishte sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore dhe i kishin grabitur telefonin celular, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur. “Pas një pune hetimore intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për këtë rast. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale”, thuhet në njoftim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për identifikimin e personit të tretë të përfshirë në rast janë në vazhdim. ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/27/2025 16:17 Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, xhaxhai e nipi akuzohen për vrasje në bashkëpunim 10/27/2025 16:04 Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë 10/27/2025 16:00 Nxënësit do të kenë pushim vjeshtor nga 29 deri më 31 tetor

Lini një Përgjigje