Pikat kryesore
- Lajmi u konfirmua nga Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Perusë (ANP).
- Sipas deklaratës së ANP-së, sulmi ndodhi ndërkohë që Nunez po kthehej nga një raportim në departamentin verior të La Libertad.
- Ai humbi jetën në vendngjarje, ndërsa vëllai i tij u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Gazetari peruan Fernando Nunez, drejtues i faqes së lajmeve “Kamila TV”, është vrarë të shtunën pasdite pasi u qëllua nga persona të armatosur në rajonin e Guadalupe, ndërsa udhëtonte me motoçikletë bashkë me vëllain e tij. Lajmi u konfirmua nga Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Perusë (ANP). Sipas deklaratës së ANP-së, sulmi ndodhi ndërkohë që Nunez po kthehej nga një raportim në departamentin verior të La Libertad. Ai humbi jetën në vendngjarje, ndërsa vëllai i tij u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike. Autoritetet raportuan se vetëm në zonën e La Libertad janë regjistruar 236 vrasje nga janari deri në tetor të këtij viti, duke e shndërruar rajonin në një nga zonat më problematike të sigurisë në Peru. Shoqata e Gazetarëve kërkoi hetim të plotë, duke theksuar se pista kryesore e ngjarjes lidhet me aktivitetin profesional të viktimës. ANP paralajmëroi se dhuna ndaj gazetarëve në Peru po përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese. Tensionet e sigurisë reflektohen edhe në skenën politike: në tetor, ish-presidentja Dina Boluarte u shkarkua nga Kongresi për “paaftësi të përhershme morale”, ndërsa detyrën e kreut të shtetit po e mban përkohësisht José Gerry deri në zgjedhjet e vitit 2026.