Valon Fazliu, sulmuesi kosovar i klubit zviceran, Aarau ka komentuar ballafaqimin Zvicër-Kosovë, që luhet të premten në St.
Jacob Park në Basel, në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026 si dhe fillimin e jashtëzakonshëm të tij në kampionatin zviceran.
Fazliu ka realizuar gjashtë gola në katër duelet e para, duke udhëhequr ekipin e tij drejt vendit të parë në fillimin e sezonit.
Sulmuesi 29 vjeçar u shpreh shumë i lumtur për formën optimale në këtë sezon të ri, teksa shpreson të vazhdojë kështu.
“Po, jam shumë i lumtur se si ka filluar sezoni edhe për mua edhe për klubin, po ndihem shumë mirë dhe shpresojë që do vazhdojmë edhe më mirë.
Sa i përket duelet, Fazliu tha se do jetë festë e madhe për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, teksa e sheh Kosovën si triumfuese.
Në fund, Fazliu tha se do bëjë tifo për ‘Dardanët’.
“Tifo do bëjë për Kosovën 100%”, përfundoi ai.
*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.