Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban nesër mbledhje të Kryesisë.
Kështu ka marrë vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda këtij subjekti politik.
Fokus i diskutimit pritet të jenë zgjedhjet komunale dhe zhvillimet politike.
Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve.
“Në rend dite pritet të jenë zgjedhjet komunale dhe zhvillimet politike në vend” u tha nga burime brenda partisë për “Gazeta Blic”.
Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 17:00.
Kosova pritet t’iu drejtohet kutive të votimit me 12 tetor për të zgjedhur drejtuesit lokal.
Jo-zyrtarisht tashmë fushata elektorale ka filluar dhe shumica e kandidatëve për kryetarë komunash kanë dalë në terren.
Kujtojmë se Kosova ndodhet në një klimë të rënduar politike për shkak të mos-konstituimit të plotë të institucioneve.
Kryetari i Kuvendi ka arritur të zgjedhet por jo edhe të gjithë nënkryetarët, duke mbetur i pazgjidhur ai nga komuniteti serb.
Lista Serbe tashmë i është dejtuar, Gjykatës Kushtetuese, për të dhënë një zgjidhje në ldihje me këtë çështje.
E formimi i plotë i institucioneve, i Qeverisë, po duket ende larg.
*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.