Pikat kryesore
- Një 23-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën për shkak të një incidenti teksa riparonte mjetin e tij në një servis.
- Sipas njoftimit të policisë, personi me iniciale L.D., është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
- Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L.
Një 23-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën për shkak të një incidenti teksa riparonte mjetin e tij në një servis. Sipas njoftimit të policisë, personi me iniciale L.D., është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.