Po mendon t’i dërgojë një letër”/ thotë Landi për reagimin e bashkëshortes së Mirit

Po mendon t’i dërgojë një letër”/ thotë Landi për reagimin e bashkëshortes së Mirit

Pikat kryesore

  • Këngëtari i njohur Ronald Hysi, i njohur ndryshe si Landi, ka qenë i ftuar sot në “Fan Club” për të sqaruar njëherë e mirë situatën e mikut të tij, Miri, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
  • Ai është ndalur gjatë te raporti i Mirit me bashkëshorten e tij, duke shpjeguar se përse ajo nuk reagon me xhelozi ndaj afrimitetit të tij me Selin.
  • “ Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi.

Këngëtari i njohur Ronald Hysi, i njohur ndryshe si Landi, ka qenë i ftuar sot në “Fan Club” për të sqaruar njëherë e mirë situatën e mikut të tij, Miri, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ai është ndalur gjatë te raporti i Mirit me bashkëshorten e tij, duke shpjeguar se përse ajo nuk reagon me xhelozi ndaj afrimitetit të tij me Selin. “ Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë, ” u shpreh këngëtari, duke theksuar ndryshimin kulturor. I pyetur drejtpërdrejt nëse partnerja e ka problem faktin që Miri fle me Selin, Landi i doli në mbrojtje mikut të tij, duke insistuar se nuk është kaluar asnjë kufi moral. “ Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes, ” deklaroi ai. Gjithashtu, Landi hodhi poshtë zërat se çifti mund të jetë ndarë, duke zbuluar se bashkëshortja e Mirit jo vetëm që e mbështet, por po planifikon edhe një mesazh për të. “ Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër,” zbuloi Landi.

Lini një Përgjigje