Plas keq në Top Channel: Moderatoret e njohura kapen fizikisht pas kamerave, tensioni shpërthen në korridoret e televizionit…

Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj prej kohësh shfaqeshin si një ekip në harmoni të plotë, duke transmetuar energji pozitive dhe bashkëpunim. Por së fundmi, sipas zërave që qarkullojnë në rrjet, duket se marrëdhënia mes vajzave nuk paska qenë kaq e qetë sa krijonte përshtypja.

Enxhi, e njohur si këngëtare e talentuar dhe me tipin e saj ironik, dhe Neada, e cila u bë e njohur nga Ledion Liço, fillimisht dukeshin se shkonin mjaft mirë me njëra-tjetrën. Mirëpo burime jozyrtare raportojnë se kjo qetësi ka qenë më shumë një fasadë, ndërsa situata mes tyre është tensionuar me kalimin e kohës.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, bëhet fjalë për një debat shumë të ashpër mes dy moderatoreve, i cili mendohet se ka degraduar madje edhe në përplasje fizike. Nuk dihet ende shkaku i saktë i konfliktit, por për të arritur në atë pikë, mendohet se kanë ekzistuar mosmarrëveshje të vazhdueshme që janë akumuluar prej kohësh.

Edhe në emisionin e sotëm, sipas shikuesve të vëmendshëm, vihej re ftohtësi dhe tension mes tyre, ndërsa Blendi përpiqej vazhdimisht të mbante ekuilibrin në studio. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një krisje të marrëdhënieve.

Nëse zërat janë të vërtetë apo jo, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: në prapaskenat e Top Channel duket se po ndodh diçka që deri tani është mbajtur larg syrit të publikut. Çfarë fshihet pas këtij tensioni?

Lini një Përgjigje