Pikat kryesore
- Të shtunën Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin për gjykim të dosjes penale Revanshi.
- Në mesin e të pandehurve, janë dhe Ervis Martinaj, ‘mbreti i kumarit’ i zhdukur pa gjurme prej 3 vitesh, Fatmir Troplini i njohur si Visi Pojës anëtar i Klanit Troplini, Durim Bami, Marklen Haka e Endrit Dokle.
- Nën akuzë janë dhe 3 ish-zyrtarë policie, mes tyre dhe ish-speciali i RENEA-s Altin Morina.
Plan për eliminimin e vëllezërve Durim e Valter Bami dhe Aleks Ndrekës/ Nga ish-deputeti Ndoka, te dhëndri e dy nipat, roli i grupeve kriminale Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, dhëndri i tij dy nipat si dhe 23 të pandehur të tjerë, bosë të krimit do të ulen në bankën e të akuzuarve, për t’u përballur me akuzat penale që SPAK ka ngritur kundër tyre. Të shtunën Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin për gjykim të dosjes penale Revanshi. Në mesin e të pandehurve, janë dhe Ervis Martinaj, ‘mbreti i kumarit’ i zhdukur pa gjurme prej 3 vitesh, Fatmir Troplini i njohur si Visi Pojës anëtar i Klanit Troplini, Durim Bami, Marklen Haka e Endrit Dokle. Nën akuzë janë dhe 3 ish-zyrtarë policie, mes tyre dhe ish-speciali i RENEA-s Altin Morina. Sipas SPAK Arben Ndoka në bashkëpunim me Martinajn dhe anëtarët e tjerë të grupit krijuan kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim e Valter Bami. Arben Ndoka dhe grupi i tij tentuan po ashtu planifikimin e vrasjes së Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda), në vitin 2020, të cilën nuk e realizuar.