Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e hënë në Kukës, ku një nxënës 11 vjeç ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij.
- Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” cila aktualisht është në proces rikonstruksioni nga një firmë ndërtimi.
- Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit.
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e hënë në Kukës, ku një nxënës 11 vjeç ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” cila aktualisht është në proces rikonstruksioni nga një firmë ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit. Në atë çast, nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte, të cilat e kanë goditur nxënësin, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. I mituri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe dëmtimeve, ai është dërguar më pas me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për një punonjës të firmës që po kryente punimet. “ K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën “, thuhet në njoftimin e Policisë.