Plagosën rëndë një person, arrestohen dy persona në Kamëz

Plagosën rëndë një person, arrestohen dy persona në Kamëz

Pikat kryesore

  • Në kuadër të operacionit të koduar “Double”, dy shtetas të në kërkim janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
  • Operacioni u finalizua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.
  • 5, pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e të dyshuarve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Double”, dy shtetas të në kërkim janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Operacioni u finalizua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e të dyshuarve. Në pranga ranë shtetasit: I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz. Sipas policisë, ndaj tyre është ekzekutuar urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës më 15 prill 2026, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se më 3 prill 2025, dy shtetasit kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje