Pikat kryesore
- “La Roja”-t vijnë në këtë duel si kampionët e Europës dhe duan të përsërisin suksesin e 16 vite më parë, kur në Afrikën e Jugut fituan yllin e tyre të parë në fanellë.
- Nga ana tjetër, “Albiceleste”-t janë kampionë në fuqi dhe kërkojnë që të ruajnë titullin, për të përcjellë Messin në mënyrën më të mirë të mundshme.
- Drejtësi në këtë takim do të vendosë slloveni Slavko Vinčić.
“La Roja”-t vijnë në këtë duel si kampionët e Europës dhe duan të përsërisin suksesin e 16 vite më parë, kur në Afrikën e Jugut fituan yllin e tyre të parë në fanellë. Nga ana tjetër, “Albiceleste”-t janë kampionë në fuqi dhe kërkojnë që të ruajnë titullin, për të përcjellë Messin në mënyrën më të mirë të mundshme. Drejtësi në këtë takim do të vendosë slloveni Slavko Vinčić. SPANJË 0-0 ARGJENTINË 45+5′ Mbyllet pjesa e parë pa gola! 45′ Akordohen 4 minuta shtesë. 44′ Zëvendësim te Argjentina. Largohet i dëmtuar Lisandro Martinez dhe në vendin e tij futet Otamendi. 43′ Cucurella provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e të cilit shkon shumë afër me portën. 42′ Porro hedh një krosim mjaft të mirë në zonë, por askush nuk është aty për të goditur. 41′ Lisandro Martinez shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Oyarzabal dhe ndëshkohet me karton të verdhë. ( Video ) 39′ Oyarzabal provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, e cila ndalet nga Emiliano Martinez. ( Video ) 17′ Lamine Yamal hedh një topë në zonë, por Emiliano Martinez arrin ta kontrollojë. 5′ Olmo lë një top të bukur për Yamal në zonë, i cili godet por ndalet nga Emiliano Martinez. ( Video ) 1′ Nis finalja e madhe e Botërorit në New Jersey! FORMACIONET ZYRTARE: SPANJA: Simon, Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Baena, Oyarzabal. Trajner: Luis De La Fuente