Pikat kryesore
- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet të mblidhet të enjten për të shqyrtuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama, lidhur me pezullimin e kompetencave të zv.kryeministres Belinda Balluku.
- Çështja ka ndezur debat publik, ndërsa analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “Tirana Live” tha se vendimmarrja e Gjykatës prek parimet themelore të demokracisë dhe balancës së pushteteve.
- Sipas tij, ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv është problematike dhe se kryeministri ka bërë gjënë e duhur.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet të mblidhet të enjten për të shqyrtuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama, lidhur me pezullimin e kompetencave të zv.kryeministres Belinda Balluku. Çështja ka ndezur debat publik, ndërsa analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “Tirana Live” tha se vendimmarrja e Gjykatës prek parimet themelore të demokracisë dhe balancës së pushteteve. Sipas tij, ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv është problematike dhe se kryeministri ka bërë gjënë e duhur. “Në ndërtimin e shtetit më e rëndësishme është vota e popullit. Futja e kompetencave të gjykatës në ekzekutiv është problematike. Këtu kemi të bëjmë me koncepte bazë të demokracisë. Vendimi i kryeministrit është i duhurit, sepse duhet një ‘check and balance’. Unë mendoj që Kushtetuesja do e gjykojë zë më zë dhe do gjykojnë pushtetin e votës, të popullit. Është një vendim shumë i rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për ne. Duhet një reformë legjislative për të vendosur ekuilibrat e nevojshëm për check e balance. Mesazhin e merr edhe opozita, duhet gjetur forma, për të ndërtuar limite të caktuara të pushteteve. Ky vendim do të japë një precedent shumë të rëndësishëm për vendosur bazat e një pushteti tjetër”, tha Nura.