Pikat kryesore
- Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët 4”.
- Shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni.
- Gjatë këtij operacioni është arrestuar Gjovalin Binaku 22 vjeç, dhe u ndalua shtetasi Robert Vata.
Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët 4”. Shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni. Gjatë këtij operacioni është arrestuar Gjovalin Binaku 22 vjeç, dhe u ndalua shtetasi Robert Vata. 22-vjeçari kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në pranga ka rënë edhe 1 punonjës i OSHEE-së, ndërsa 2 punonjës të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim. U sekuestruan 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 4 celularë dhe një përforcues grushti. Nga kontrollet në një ambient (banesë), në Velipojë, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Robert Vata, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti. Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta me molotov e opozitës, policia: 4 të arrestuar. 7 persona nën hetim, mes tyre sekretari organizativ Ervin Minarolli Protesta, 4 të arrestuar dhe 7 të tjerë nën hetim. Ja si është gjendja shëndetësore e protestuesit që u përfshi nga flakët Plagosja në Kukës, dorëzohen në polici dy vëllezërit