Përplasje në gjyq për ‘Partizanin’ / Malltezi-Ballës: Si e dije kur ishte sekret që…?…

Përplasje në gjyq për ‘Partizanin’ / Malltezi-Ballës: Si e dije kur ishte sekret që…?…

Pikat kryesore

  • Zbardhet një pjesë e dëshmisë dhe përgjigjeve që po jep në GJKKO kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur në cilësinë e kallëzuesit.
  • Një pikë e rëndësishme ishte heqja e ish-kompleksit “Partizani” nga plani i përhapjes, që i hapi rrugë privatizimit të tij.
  • Malltezi e ka pyetur Ballën se si e di ky i fundit planin e përhapjes, kur ai është sekret.

Zbardhet një pjesë e dëshmisë dhe përgjigjeve që po jep në GJKKO kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur në cilësinë e kallëzuesit. Një pikë e rëndësishme ishte heqja e ish-kompleksit “Partizani” nga plani i përhapjes, që i hapi rrugë privatizimit të tij. Malltezi e ka pyetur Ballën se si e di ky i fundit planin e përhapjes, kur ai është sekret. Balla iu përgjigj se fakti që e privatizuar, tregon që ky plan nuk ka qenë aq sekret, ndonëse deputeti socialist mohoi ta ketë parë. I pyetur se në çfarë prove bazohej kur tha se “Malltezi dilte garant”, Balla tha se prova më e lartë ishte akti i vlerësimit të një prone, që ishin dy godina të mëdha, në mes të Tiranës me 100 mijë euro. Malltezi: A mendoni se është 6 muaj afati kur është kryer? Balla: Në kallëzim kam pohuar se kjo pronë është kthyer shumë e shumë më herët. Malltezi: Kur është hequr nga plani i përhapjes? Balla: Nuk e mbaj mend. Nga media kam dëgjuar ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë të shqetësuar për nxjerrjen e kësaj prone nga plani i përhapjes. Malltezi: Si e dini ju planin e përhapjes, kur plani i përhapjes është sekret? Balla: Fakti që e privatizuat, tregon se nuk ishte aq sekret. Malltezi: E keni parë planin e përhapjes? Balla: Jo, nuk e kam parë. Malltezi: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin në 2005? Balla: Jo nuk jam në dijeni. Malltezi: Po që janë Ruli edhe Mediu në 2008? Balla: Po, e kam dëgjuar. Malltezi: Po përse nuk e paskeni dëgjuar nga ministrat socialistë? Balla: Unë i shoh si ministra të shtetit shqiptar, jo se të kujt partie janë. Kushdo që ka bërë paudhësi, të mbajë përgjegjësi. Malltezi: Cili ligj është shkelur në procedurë? Balla: Mendoj se kjo pronë nuk duhet t’i kthehej pronarëve, por duhet ta kishte shteti shqiptar. Është shkelur interesi publik. Malltezi: Në çfarë prove bazoheni kur keni thënë “Malltezi dilte garant”. Balla: Nuk ka prove me te lartë, sesa akti i vlerësimit të një prone, dy godina të mëdha, në mes të Tiranës me 100 mijë euro.

Lini një Përgjigje