Përplasje me policinë para kryeministrisë, Adriatik Lapaj në gjendje të rëndë

Përplasje me policinë para kryeministrisë, Adriatik Lapaj në gjendje të rëndë

Pikat kryesore

  • Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione.
  • Policia, e cila mbërriti aty për të ndaluar grumbullimin dhe marrjen e gjeneratorit të vendosur përpara godinës, u përplas me protestuesit.
  • Pas kësaj, Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë.

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione. Policia, e cila mbërriti aty për të ndaluar grumbullimin dhe marrjen e gjeneratorit të vendosur përpara godinës, u përplas me protestuesit. Pas kësaj, Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë. Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më tepër hapësirë në rrethin e krijuar. Situata vijoi në fjalime për vijimin e protestës së tyre. Kujtojmë se prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

Lini një Përgjigje