Përplasja në degën e Kamzës, Noka: Debatet janë normale, zonja nuk është anëtare Kryesie.…

Përplasja në degën e Kamzës, Noka: Debatet janë normale, zonja nuk është anëtare Kryesie.…

Pikat kryesore

  • Përplasja në degën e Kamzës, Noka: Debatet janë normale, zonja nuk është anëtare Kryesie.
  • Noka u shpreh se debatet janë pjesë e zakonshme e funksionimit të çdo strukture politike dhe se ai vetë i mirëpret kritikat.
  • “Shqiptarët duan të dinë çfarë shqetësimi ka një njeri në një strukturë që bëj debat unë apo dikush tjetër.

Përplasja në degën e Kamzës, Noka: Debatet janë normale, zonja nuk është anëtare Kryesie. Jam në politikë prej njerëzve Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 , ka komentuar incidentin e fundit të ndodhur brenda strukturave të PD-së, ku pas një debati me një anëtare të partisë. Noka u shpreh se debatet janë pjesë e zakonshme e funksionimit të çdo strukture politike dhe se ai vetë i mirëpret kritikat. “Shqiptarët duan të dinë çfarë shqetësimi ka një njeri në një strukturë që bëj debat unë apo dikush tjetër. Ne i kemi debatet të përditshme në struktura, ka rregulla e statut. Ka kritika e debate, aty jemi prapë,” tha Noka. Ai theksoi se marrëdhënia me anëtarësinë ka qenë gjithmonë shtylla e karrierës së tij politike. “Unë marr parasysh çdo kritikë dhe këtu në këtë pikë politike kam arritur prej atyre njerëzve. Unë vij nga njerëzit. Karrierën time e kam falë atyre dhe marrëdhënies me ta,” u shpreh ai. Ai sqaroi se zonja në fjalë nuk është anëtare e Kryesisë, ndaj edhe nuk ka se si të jetë përjashtuar. loading…

Lini një Përgjigje