Pikat kryesore
- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me mësimdhënësit e kryeqytetit.
- Rama ka thënë se çdo hap përpara në kryeqytet, mban vulën e përkushtimit të mësimdhënësve.
- “Mësimdhënësit janë themeli i një Prishtine që ngrihet mbi dije, barazi dhe mundësi për çdo fëmijë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me mësimdhënësit e kryeqytetit. Rama ka thënë se çdo hap përpara në kryeqytet, mban vulën e përkushtimit të mësimdhënësve. “Mësimdhënësit janë themeli i një Prishtine që ngrihet mbi dije, barazi dhe mundësi për çdo fëmijë. Çdo hap përpara i arsimit në kryeqytet mban vulën e përkushtimit të tyre, njerëz që rrisin gjenerata me dije, durim dhe dashuri”, ka shkruar Rama. Ai premtoi vazhdim të mbështetjes. “Vizioni ynë mbetet i njëjtë: një Prishtinë që e respekton mësuesin, e fuqizon shkollën dhe e sheh të ardhmen në sytë e çdo nxënësi. Ky rrugëtim vazhdon bashkë, me angazhim të palëkundur për kushte më të mira në arsim”, ka shkruar i pari i Prishtinës. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/05/2025 15:46 Mandatimi i Konjufcës për kryeministër, Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën 11/05/2025 15:29 Prokuroria Speciale nis hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë 11/05/2025 15:24 Dy të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Aktash