BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së për stabilitetin e sektorit financiar

BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së për stabilitetin e sektorit financiar

Pikat kryesore

  • BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së, i cili konfirmon se sektori financiar ka ruajtur qëndrueshmëri të lartë, kapitalizim të mjaftueshëm dhe avancim të dukshëm në harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian.
  • Raporti thekson se bankat në Kosovë operojnë me nivele të larta kapitali dhe likuiditeti, ndërsa kreditë joperformuese mbeten në nivel minimal historik.
  • Vlerësohet gjithashtu miratimi i rregullores për shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe planit për zbatimin e SREP, në përputhje me udhëzimet e EBA-s, thuhet në komunikatën e BQK-së.

BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së, i cili konfirmon se sektori financiar ka ruajtur qëndrueshmëri të lartë, kapitalizim të mjaftueshëm dhe avancim të dukshëm në harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian. Raporti thekson se bankat në Kosovë operojnë me nivele të larta kapitali dhe likuiditeti, ndërsa kreditë joperformuese mbeten në nivel minimal historik. Vlerësohet gjithashtu miratimi i rregullores për shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe planit për zbatimin e SREP, në përputhje me udhëzimet e EBA-s, thuhet në komunikatën e BQK-së. Në fushën e pagesave, Raporti nënvizon miratimin e Ligjit për Shërbimet e Pagesave, anëtarësimin e BQK-së në EACHA dhe rritjen e ndjeshme të pagesave elektronike, si dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në komunat veriore. Komisioni vlerëson masat e ndërmarra kundër falsifikimit të euros, progresin në digjitalizim dhe financa të qëndrueshme, forcimin e qasjes në financim për NVM-të përmes FKGK, si dhe përparimet në kornizën AML/CFT dhe ligjin për Kripto-Asetet, duke kaluar në mbikëqyrje të bazuar në rrezik. Raporti njeh gjithashtu forcimin e qeverisjes së brendshme të BQK-së, përfshirë riorganizimin institucional, politikat e avancuara të burimeve njerëzore dhe krijimin e divizionit të sigurisë kibernetike. Krahas vlerësimeve pozitive, KE rekomandon avancimin e mbledhjes së të dhënave financiare, zhvillimin e kornizës për rimëkëmbjen bankare dhe përmirësimin e infrastrukturës së tregut financiar. BQK riafirmon përkushtimin për të vazhduar reformat dhe përafrimin e plotë me acquis të BE-së, duke falënderuar Komisionin Evropian për vlerësimin dhe bashkëpunimin. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/05/2025 15:46 Mandatimi i Konjufcës për kryeministër, Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën 11/05/2025 15:29 Prokuroria Speciale nis hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë 11/05/2025 15:24 Dy të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Aktash

Lini një Përgjigje