/ Përfshihet nga zjarri cisterna e gazit në aksin Peqin–Elbasan, bllokohet qarkullimi i…

/ Përfshihet nga zjarri cisterna e gazit në aksin Peqin–Elbasan, bllokohet qarkullimi i…

Pikat kryesore

  • Zjarri ka përfshirë mjetin në pak minuta, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë parë nga larg, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.
  • Për shkaqe sigurie, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.
  • Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit.

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri cisterna e gazit në aksin Peqin–Elbasan, bllokohet qarkullimi i mjeteve Një cisternë gazi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Pajovës, duke u shkrumbuar plotësisht. Zjarri ka përfshirë mjetin në pak minuta, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë parë nga larg, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Për shkaqe sigurie, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse. loading…

Lini një Përgjigje