Pikat kryesore
- Forca dhe pushteti janë dy gjëra që nuk rrinë bashkë, nuk takohen.
- Forca është një lloj pohimi i humbjes së pushtetit; ajo është mohimi i pushtetit dhe, në thelb, e shkatërron atë.
- Paaftësia për të vepruar në këtë mënyrë është forca; ajo është mospasja e pushtetit.
Forca dhe pushteti janë dy gjëra që nuk rrinë bashkë, nuk takohen. Forca është një lloj pohimi i humbjes së pushtetit; ajo është mohimi i pushtetit dhe, në thelb, e shkatërron atë. Hannah Arendt, sidomos, por edhe mjaft mendimtarë të tjerë, si dhe e gjithë historia politike moderne e shumë vendeve deri më sot, tregojnë se forca, pra përdorimi i saj, është në të vërtetë shenjë e mungesës së pushtetit. Pushteti është koncertimi i veprimeve, kapaciteti për veprime të organizuara dhe të koordinuara, si dhe arritja e rezultateve si pasojë e kombinimit të këtyre veprimeve dhe e ideve apo vlerave që udhëheqin individin ose subjektin që i kryen ato. Paaftësia për të vepruar në këtë mënyrë është forca; ajo është mospasja e pushtetit.