Për ju që e humbët Prime-n e BBVA/ Disa nga momentet kyçe

Për ju që e humbët Prime-n e BBVA/ Disa nga momentet kyçe

Pikat kryesore

  • Për të gjithë ju që fjetët herët dhe e humbët “Prime”-n e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Albania”, ja një përmbledhje e detajuar e momenteve më kyçe që shënuan spektaklin: 1.
  • Selin sqaron qëndrimin e saj në shtëpi Selin theksoi se vendimi për të qëndruar brenda ishte plotësisht dëshira e saj, duke hedhur poshtë zërat se ishte kërcënuar apo detyruar nga produksioni gjatë publicitetit.
  • Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të familjes së saj, e cila kishte pretenduar se qëndrimi po i imponohej.

Për të gjithë ju që fjetët herët dhe e humbët “Prime”-n e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Albania”, ja një përmbledhje e detajuar e momenteve më kyçe që shënuan spektaklin: 1. Selin sqaron qëndrimin e saj në shtëpi Selin theksoi se vendimi për të qëndruar brenda ishte plotësisht dëshira e saj, duke hedhur poshtë zërat se ishte kërcënuar apo detyruar nga produksioni gjatë publicitetit. Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të familjes së saj, e cila kishte pretenduar se qëndrimi po i imponohej. Megjithatë, skeptikët mbetën të paepur. Monika, në një mendje me një pjesë të madhe të komentuesve në rrjet, theksoi se lëvizja e familjes ishte thjesht një strategji për ta nxjerrë Selinën si viktimë dhe për të nxitur simpatinë e publikut. 2. Debati për higjienën Si çdo edicion tjetër, edhe ky nuk mund të shpëtonte pa një debat për pastërtinë. Gjithçka nisi kur Mateo i vuri në dukje Brikenës se i kishte çarçafët “zgjyrë”. Megjithëse ai mendoi se po e bënte kritikën me “ëmbëlsi”, Brikena u revoltua duke këmbëngulur në spektakël se i ndërron çarçafët një ditë po e një ditë jo. Situata u rëndua edhe më tepër kur Edisa ndërhyri, duke i bërë thirrje publike Brikenës që të lahej më shpesh. 3. Linja e jetës së Shëndritit Në një moment më emocional të mbrëmjes, Shëndriti ndau me publikun dhe banorët linjën e tij të jetës, duke treguar më shumë rreth historisë së tij personale. 4. Selin finalistja e parë Momenti më i rëndësishëm i garës kaloi pa shumë suspancë nga ana e moderatorit Ledion Liço. Selin u zyrtarisht finalistja e parë e këtij edicioni, një ngjarje e pritshme që u pranua edhe nga vetë Brikena, e cila i tha se e meritonte. 5. Të nominuarit e javës Zgjedhja e të nominuarve pati një tjetër dinamikë: në dhomën e rrëfimit, secili banor duhet të jepte një emër (përveç vetes) që meriton fitoren. Ata që u përmendën më pak ose aspak, përfunduan drejtpërdrejt në televotimin e së martës. Pasi mungoi tërësisht strategjia nga ana e banorëve, të nominuarit rezultuan lehtësisht të parashikueshëm: Shëndriti, Edisa dhe Juela.

Lini një Përgjigje