Pikat kryesore
- Partia Demokratike ka perjashtuar dy këshilltarë bashkiakë në Durrës.
- Bëhet fjalë për Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, të cilët njihen si mbështetës të Ervin Salianjit.
- Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Partia Demokratike ka perjashtuar dy këshilltarë bashkiakë në Durrës. Bëhet fjalë për Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, të cilët njihen si mbështetës të Ervin Salianjit. Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Sipas Nokës, dy këshilltarët kanë shkelur statutin e Partisë Demokratike. Në një reagim për gazetarin e Anesti Barjamemaj, ai u shpreh se arsyeja e përjashtimit lidhet me qëndrimet dhe veprimet e tyre politike. “I kam larguar sepse kanë punuar për të majtën”, deklaroi Noka.