PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të…

Ambasada e GjermaniaTiranë ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së një dite më parë, duke dënuar ashpër aktet e dhunës të regjistruara.

Në deklaratën zyrtare, ambasada thekson se e drejta për të protestuar është një vlerë thelbësore në një shoqëri demokratike, por ajo nuk mund të përdoret si justifikim për sjellje të dhunshme ndaj individëve apo pronës.

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve”, thuhet në reagim.

Më tej, Ambasada Gjermane në Tiranë u bën thirrje përfaqësuesve të forcave politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të distancohen qartësisht nga çdo akt dhune.

“Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, përfundon deklarata.

Reagimi vjen në një moment kur tensionet politike në vend janë rritur, ndërsa incidentet gjatë protestës kanë ngjallur debat të gjerë në opinionin publik.

Lini një Përgjigje