Pikat kryesore
- Napoleon Bonaparte ka thënë se “partitë janë grupime dhe jo individë, ato ndjekin interesat e tyre dhe të vërtetën, pasi të dyja janë mjete pushteti”.
- Partitë politike edhe në Shqipëri, kanë funksionuar qëmoti, si grupime, me interesa, ide, dhe programe të përbashkëta.
- Pas vitit 1992, në Shqipëri nisën të kirijohen parti të shumta.
Napoleon Bonaparte ka thënë se “partitë janë grupime dhe jo individë, ato ndjekin interesat e tyre dhe të vërtetën, pasi të dyja janë mjete pushteti”. Partitë politike edhe në Shqipëri, kanë funksionuar qëmoti, si grupime, me interesa, ide, dhe programe të përbashkëta. Pas vitit 1992, në Shqipëri nisën të kirijohen parti të shumta. Asokohe kishte një thënie që përdorej edhe në takime intelektualësh, “jemi që jemi, mblidhemi dhe formojmë një parti”. Tranzicioni i gjatë, i vështirë dhe aspak i ngjashëm me vendet e tjera postkomuniste, i bëri partitë tona të jenë më tepër qesharake, se dinjitoze. Mbijetuan dhe kanë shansin të mbijetojnë për arsye të ndryshme dhe logjike, vetëm 2 prej tyre, Partia Socialiste, dhe Partia Demokratike. Kjo për faktin sepse janë të vetmet formacione politike, që provuan pushtetin, në tranzicionin e gjatë të Shqipërisë. Duam nuk duam ne, aktualisht Partia Socialiste mbetet formacioni politik më solid, në Shqipëri. “Partia nuk mund të jetojë pa debatin e brëndshëm”- ka thënë Benjamin Franklin. Qartësisht kjo ka ndodhur gjithmonë tek Partia Socialiste. Ka ndodhur në 1991, 1992, 1998, 2001, 2005, dhe vazhdon të ndodhë edhe sot. Edi Rama nuk është pedant, por si kryetar partie, ai kërkon të ketë funksionim normal të jetës së brëndshme në parti, të ketë debate të brëndshme, propozime dhe vendimarrje që do shërbenin interesit të partisë. Kur qeveris, pra kur je në pushtet, ky interes bëhet dyfish më i rëndësishëm, pasi ke në dorë fatin e qytetareve.