Pikat kryesore
string(92) "pd-pergatitet-per-fushaten-pergjate-dy-diteve-do-te-diskutohen-emrat-per-6-bashkite-e-vendit" PD përgatitet për fushatën, përgjatë dy ditëve do të diskutohen emrat për 6 bashkitë e vendit 38 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike ende nuk ka kandidatët me të cilët do të garojë në 6 bashkitë e vendit. Lideri i opozitës Sali Berisha ndodhet jashtë vendit për shkak të takimeve me Partinë Popullore Evropiane dhe pritet të mbërrije në mbrëmje në Tiranë. Ndaj për këtë arsye, nga e premtja pritet që të nisin lëvizjet në kampin opozitar për të filluar fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Synimi i Partisë Demokratike është që në këtë betejë elektorale opozita të hyjë e bashkuar në të 6 bashkitë. Mësohet se deri të dielën PD do të përmbyllë bisedimet me aleatët dhe mbledhjet e forumeve të saj për të publikisht 6 kandidatët e opozitës. Ndërkaq ,të premten në selinë e PD do të mblidhen deputetët e Tiranës dhe kryetarët e degëve për të nisur fushatën për bashkinë më të madhe të vendit, bashkinë e kryeqytetit. PD përgatitet për fushatën, përgjatë dy ditëve do të diskutohen emrat për 6 bashkitë e vendit Debat te “ligjet” për dekretin, PD: Shkelje brutale e Kushtetutës nga Presidenti SPAK godet grupin kriminal në Gjirin e Lalzit Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona U shkarkua për fshehje pasurie, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj Kandidati i PD për kryebashkiak në Tiranë/ Noka takon kreun e PDIU, zbulohet marrëveshja