Pikat kryesore
- Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje.
- Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
- Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 21°C temperatura minimale ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 42°C në Elbasan dhe Berat.
Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të mbizotërojë kushtet atmosferike në të gjithë territorin shqiptar gjatë orëve të paradites, ndërsa gjatë pasdites do të shfaqen kalime vranësirash si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë terriorin e vendit. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 21°C temperatura minimale ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 42°C në Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protestuan kundër një ceremonie neofashiste, 40 aktivistë në Itali përballen me gjoba të majme Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?! Trump planifikon të financojë me 12 milionë dollarë organizata konservatore në Britani