Pikat kryesore
- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Mbretërore Mohammed bin Salman.
- Në komunikatëm për media, bëhet e ditur se në takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.
- Ajo propozoi po ashtu lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike, një nismë që u mirëprit me interes të veçantë nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Mbretërore Mohammed bin Salman. Në komunikatëm për media, bëhet e ditur se në takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava. Gjatë bisedës, siç u tha, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Arabisë Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ajo propozoi po ashtu lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike, një nismë që u mirëprit me interes të veçantë nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman. “Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët i të dy shteteve për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal e global, si dhe gatishmëria për t’i thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet marrëveshjeve të reja dhe zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Arabinë Saudite në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, arsimit, inovacionit digjital dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet në mes dy vendeve”, shkruhet në komunikatën për media. ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/27/2025 17:39 “Gjithmonë e kam paramenduar atë në ekzekutiv” Kurti tregon pse e propozoi Dimal Bashën si Ministër 10/27/2025 17:37 Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite 10/27/2025 17:33 Kurti: Ende s’kemi marrë ftesë nga Presidentja – përveç balotazhit, do të mund të kemi edhe dy herë zgjedhje